Riccardo Montolivo ka filluar bisedimet me Milanin për të vazhduar kontratën me klubin.
Gazzetta dello Sport shkruan se lojtari i Kombëtares italiane ka filluar bisedimet me kryesinë e klubit për një kontratë të re.
31 vjeçari mbetet pa kontratë në qershor dhe sipas gazetës deri në maj do të arrihet kontrata e re.
Montolivo ka zhvilluar 23 ndeshje deri më tani në Serie A.
Ai kishte ardhur si transferim i lirë nga Fiorentina vite më parë. /Telegrafi/