Telegrafi

Montolivo: Tifozët kanë të drejtë që fishkëllejnë

Riccardo Montolivo thotë se fishkëllimat janë të kuptueshme pas barazimit (1-1) kundër Lazios.

Rossonerët nuk arritën të fitojnë para tifozëve të vet në San Siro duke i minimizuar gjasat për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.

“Fishkëllimat janë të kuptueshme, sepse kjo ishte një ndeshje që duhej ta fitonim”.

“Dhamë maksimumin, ndërsa na mungoi efektiviteti i duhur. Kishte mundësi shënimi, por Federico Marchetti veproi shumë mirë në portën e Lazios. Është e hidhur, zhgënjyese”.

“Patëm shumë goditje nga këndi dhe nuk e shfrytëzuam asnjë. Kjo nuk mjafton. Gjatë sezonit skuadrës i ka munguar përqendrimi. Kemi cilësi dhe mund të bëjmë më mirë”, ka deklaruar kapiteni për Mediaset Premium. /Telegrafi/