Telegrafi

Montolivo: Milani ec në drejtim të duhur

Rossonerët dështuan në muajt e parë të sezonit, duke qenë më afër pjesës së fundit të tabelës se kreut. Megjithatë ata tash janë rikthyer kah fitoret dhe pushtojnë pozitën e pestë të renditjes.

“Ne po ecim në drejtimin e duhur dhe po bëhemi më shumë si ekip. Ne kemi pasur disa vështirësi në fillim, por rezultatet kanë treguar se ne i kemi tejkaluar ato”.

“Ne jemi një ekip më i qëndrueshëm tash në muajt e fundit. Ne kemi luajtur mirë vetëm për një pjesë të ndeshjes më herët. Tash po krijojmë identitetin tonë”, ka thënë Montolivo për Milan Channel. /Telegrafi/