Telegrafi

Montolivo kthehet nga lëndimi që e mbajti gjashtë muaj jashtë fushave

Mesfushori i Milanit, Riccardo Montolivo thuhet se është pranë një rikthimi nga një dëmtim i ligamentit kryqëzor.

Kapiteni i Rossonerëve pësoi lëndim të ACL gjatë ndeshjes së Italisë me Spanjën në tetor të vitit të kaluar.

Ky lëndim erdhi pas një përplasjeje me mbrojtësit spanjoll të Real Madridit, Sergio Ramos dhe e la jashtë fushave për plot gjashtë muaj.

Lexo po ashtu Dëmtim i rëndë për Montolivon, gjashtë muaj jashtë fushave

Mirëpo, edicioni i sotëm i Gazzetta dello Sport zbulon se 32-vjeçari është pothuajse gati për përzgjedhje nga Vincenzo Montella pas një pushimi gjashtë mujor.

Trajneri italian është duke pasur fillimisht kujdes rreth thirrjes së Montolivos në skuadër, megjithatë, me vendimin përfundimtar për disponueshmërinë e tij, Montella do të jetë i gatshëm ta ftoj. /Telegrafi/