Telegrafi

Montolivo, i nderuar për krahasimin me Pirlon

Futbollisti i Juventusit ishte kreatori i lojës së Rossonerëve para se të transferohej te Bianconerët, ndërsa vendin e tij tash e ka zënë Montolivo, i cili këtë sezon po luan mjaft mirë.

“Është një nder të krahasohem me Pirlon, i cili është njëri nga mesfushorët më të mirë në botë”.

“Unë dua të vazhdoj të luaj mirë dhe të përmirësohem”, ka deklaruar italiani. /Telegrafi/