Site icon Telegrafi

Montolivo dhe Adriano mbeten jashtë fushave

Milani ka bërë të ditur se Riccardo Montolivo dhe Luiz Adriano do të mbesin jashtë fushave shkaku i lëndimit.

Kapiteni dhe sulmuesi brazilian është pritur që të kthehen në skuadër për ndeshjen me Sassuolo, por ende nuk janë gati.

“AC Milan lajmëron se Riccardo Montolivo është duke vuajtur ende nga një lëndim. Shkaku i këtyre problemeve muskulore ai do të mungojë”.

“Luiz Adriano ende nuk gati. Ai po ashtu ka probleme muskulore”, thuhet në komunikatën e klubit kuqezi.

Milani është kthyer te rezultatet e mira, ndërsa është kualifikuar edhe për në finalen të Kupës së Italisë. /Telegrafi/

Exit mobile version