Vincenzo Montella ka thënë se është një projekt interesant ky i Milanit për atë edhe e ka vazhduar kontratën.
Sot u bë zyrtare që trajneri e ka vazhduar kontratën me klubin deri në vitin 2019, dhe i ka treguar arsyet pse e bëri këtë.
“Tani jam i qetë”.
“Gjithçka tani është në dorë të drejtorëve që do ta ndërtojnë skuadrën time. Ka qenë një ditë jo e zakonshme, ndodhi shumë shpejtë”.
“Është një motivim i madh. Do të fillojmë së shpejti dhe do të arrijmë të luajmë në Ligën e Kampionëve”.
“Jam i ngazëllyer me ketë projekt, është i vështirë, por ka ambicie. Më duhen këso lloj stimulimesh që ta nxjerr më të mirën nga vetja”.
“Edhe në pushime, zemra ime do të jetë në ditën e parë kur do të fillojë sezoni”, ka thënë Montella. /Telegrafi/