Site icon Telegrafi

Montella viziton familjen e Donnarummas, i bind për të qëndruar te Milani? (Foto)

Vincenzo Montella thuhet se ka përdorur rrënjët e tij të përbashkëta për të bindur Gianluigi Donnarumma dhe familjen e tij për të qëndruar me Milanin në një vizitë në qytetin e tyre të origjinës.

Portieri italian kishte refuzuar rinovimin e kontratës, i gatshëm të largohej si agjent i lirë në qershor 2018, por sipas raporteve të shumta ai është gati të rishqyrtojë këtë mundësi.

Lexo po ashtu Donnarumma bën hapa pas: Nuk kam thënë kurrë se do të largohem

Një nga arsyet që qëndrojnë pas këtij ndryshimi të zemrës mund të jetë një vizitë nga trajneri, i cili ishte në vizitë në Castellammare di Stabia këtë javë.

Ky është qyteti i Montellas dhe Donnarummas në afërsi të Napolit, kështu që gazeta lokale Metropolis thotë se tekniku italian u takua me familjen e portierit për më shumë se një orë.

Lexo po ashtu Tifozët e Milanit ‘turpërojnë’ Donnarumman, ia mbushin portën me para letre në shenj proteste (Foto/Video)

“Jam këtu me pushime, për të mos folur për futbollin”, ka thënë trajneri italian në një fotografi të postuar.

Montella duke hyrë në shtëpinë e familjes Donnarumma!

Megjithatë, është raportuar se ai pastaj shkoi në shtëpinë e familjes së Donnarummas për të takuar babain Alfonso, ku edhe biseduan gjerë e gjatë për të ardhmen e birit të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version