Trajneri italian, Vincenzo Montella është takuar përsëri me drejtuesit e skuadrës nga kampionati italian, Serie A, Milanit.
Mediat italiane njoftojnë se trajneri italian takoi drejtuesit e Milanit, Massimiliano Mirabellin dhe Marco Fassonen për të tretën herë gjatë të enjtes mbrëma.
Sipas mediumit italain Premium Sport, Montella dhe drejtuesit Rossoner u takuan pas barazimit pa gola të Milanit me AEK-un e Athinës.
Drejtuesit dhe trajneri italian u takuan për të diskutuar gjendjen e klubit në fushë, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, transmetuesi nuk dha ndonjë shenjë nëse pozita e trajnerit ishte nën ndonjë kërcënim të menjëhershëm.
Por, pozita e tij mund të lëkundet pasi Rossonët kanë përjetuar tri humbje radhazi në kampionat dhe një lëshim i radhës do vështirësonte edhe më shumë gjërat.
Rossonerët kthehen në veprim të dielën kundër skuadrës së Serie A, Genoas, ku rezultati pozitiv është i domosdoshëm. /Telegrafi/