Site icon Telegrafi

Montella takohet me drejtuesit e klubit, mediat e ndara rreth qëndrimit apo shkarkimit

Vincenzo Montella është në Casa Milan për t’u takuar me drejtorin sportiv të Rossonerëve, Massimiliano Mirabelli.

Rossonerët kanë humbur dy ndeshjet e fundit të Serie A, ndaj Sampdorias në udhëtim me rezultat 2-0 dhe ndaj Romës në San Siro me rezultat 0-2.

Lexo po ashtu Montella bën shaka: E mirëpres Ancelottin, mund të jetë ndihmësi im

Kjo do të thotë se presioni është në trajnerin italian përpara Derby della Madonnina me Interin, që zhvillohet pas pushimin të kombëtareve.

Sipas mediumit italian Sky, Montella arriti në Casa Milan për t’u takuar me Mirabellin, për të diskutuar për derbin, gjendjen e skuadrës dhe për një trajner të ri atletik.

Mirabelli, Montella dhe Fassone

Nuk ka asnjë shenjë se trajneri italian është afër humbjes së punës së tij, por presioni mund të ngrihet tek ai nëse kuqezinjtë humbasin derbin ndaj Interit.

Megjithatë, disa media tjera aludojnë se situata mund të ndryshoj gjatë këtij pushimi me drejtuesit që mund të vendosin shkarkimin e Montellas gjatë kësaj jave.

Lexo po ashtu Montella drejt largimit, tre kandidatët më seriozë për ta zënë vendin e tij

Emrat më të përfolur për zëvendësuesin eventual të italianin janë përmendur Carlo Ancelotti dhe Walter Mazzarri.

Ndryshe, Derby della Madonnina ndaj Interit zhvillohet me datë 15 tetor nga ora 20:45 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të kampionatit italian, Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version