Site icon Telegrafi

Montella sulmon me fjalë të ashpra futbollistët e tij

Vincenzo Montella thuhet se kishte fjalë të ashpra për lojtarët e tij të Milanit, pas disfatës së tyre nga Udinese.

Rossonerët humbën 1-0 në San Siro dje, duke i lënë ata në vend të 16-të në Serie A me vetëm një fitore në tri ndeshjet e para.

Sipas Sky, Montella kishte sot disa fjalë të ashpra për skuadrën e tij në Milanello, duke ia kujtuar rëndësinë se çfarë do të thotë ta vesh fanellën e Milanit.

Lexo po ashtu Montella e cilëson të turpshme humbjen nga Udinese

Është raportuar se trajneri ka përdorur fjalë të forta duke iu kërkuar zemër, fokus, karakter dhe dëshirë, si dhe duke iu thënë atyre që të marrin më shumë përgjegjësi, duke u përfshirë në anën mbrojtëse të lojës.

Montella gjithashtu theksoi se vetëm ata që e meritojnë do të luajnë, pa marrë parasysh statusin e tyre ose reputacionin. /Telegrafi/

Exit mobile version