Site icon Telegrafi

Montella sqaron situatën e Baccas

Vincenzo Montella kishte vendosur që ta lërë Carlos Baccan në bankë për ndeshjen kundër Sampdorias, duke thënë se është një rrotacion normal.

30 vjeçari u fut në fushë duke e zëvendësuar Gianluca Lapadulan pas një ore lojë dhe la shenjë në këtë ndeshje duke shënuar golin e fitores.

“Bacca? Gjithçka është nën kontroll”.

“Ishte një rrotacion normal, pasi kemi tri ndeshje në javë. Bacca erdhi me dëshirën e madhe që ta në ndihmojë ne që ta fitojmë ndeshjen”.

Lexo po ashtu Milani dëshmon klasin në fund (Video)

Ish trajneri i Fiorentinës foli edhe për situatën që po kalon skuadra.

“Milani luajti mirë në pjesën e dytë dhe bëri më shumë për fitoren. Temperamenti i skuadrës më kënaqi jashtë mase. Ishte fitore shumë e vështirë, por e vlefshme”, ka thënë Montella. /Telegrafi/

Exit mobile version