Telegrafi

Montella shkarkon ndihmësin e tij, vendimin e konfirmon nga rrjetet sociale (Foto)

Montella gjatë ndeshjes me Sampdorian

Vincenzo Montella ka njoftuar se ka bërë ndryshime në stafin e tij duke i dhënë fund bashkëpunimit me trajnerin atletik Emanuele Marra.

Rossonerë janë nën presion pasi këtë verë kanë harxhuar mbi 200 milionë euro dhe kanë pësuar dy humbje që në start me Lazion dhe Sampdorian.

Montella këtë e ka bërë të ditur me një postim në rrjetin social Twitter.

“Pasi e analizuam situatën mirë, kam marr një vendim që e konsideroj se do të na ndihmojë të përmirësohemi në të ardhmen”.

“Kam vendosur të filloj një start të ri dhe një plan të ri për përgatitjen atletike të skuadrës dhe për këtë kam vendosur ta përfundoj marrëdhënien time profesionale me asistentin tim dhe trajner atletik Emanuele Marra”.

“Me zemër të thyer, por së bashku me Emanuelen, vendosëm t’i ndajmë rrugët. Shfrytëzoj rastin që ta falënderoj për punën që kemi bërë bashkë në këto vite’.

Largimi nga puna i ndihmësit është konfirmuar nga Montella në rrjetet sociale, por jo nga klubi.

Sipas MilanNeës, Montella e ka marr vendimin dhe klubi nuk është përzier aspak. /Telegrafi/