Telegrafi

Montella publikon listën e gjerë të Turqisë për Euro 2024, spikasin disa yje

Trajneri i Kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella, ka zgjedhur të thërrasë në skuadrën e tij provizore 35 lojtarë përpara turneut EURO 2024 në Gjermani këtë verë.

Ish- trajneri i Fiorentinës, Sampdorias dhe Milanit ka përzgjedhur shumë lojtarë të cilët do t’i provojë përpara se ta zbresë listën në 26 emra.

Yje si Hakan Calhanoglu, Kenan Yildiz dhe Arda Guler janë pjesë e listës.

Po ashtu në listë ka edhe shumë lojtarë nga elita e futbollit turk nga klube si Fenerbahce, Galatasaray dhe Besiktas.


Skuadra provizore e Montellës

Portierë: Bayndir, Alemdar, Gunok, Cakir.

Mbrojtës: Muldur, Celik, Bardakci, Kaplan, Soyuncu, Demiral, Kabak, Akaydin, Ozkacar, Kadioglu.

Mesfushorët: Ozdemir, Uzun, Calhanoglu, Yuksek, Ayhan, Yokuslu, Kokcu, Ozcan.

Sulmues: Omur, Kahveci, Akgun, Yildiz, Akturkoglu, Aydin, Guler, Yilmaz, Yildrim, Tosun, Unal, Kilicsoy, Yazici.


/Telegrafi/