Trajneri italian i Milanit, Vincenzo Montella ka deklaruar se ka pritur tjera blerje këtë edicion tek Kuqezinjtë.
Milan është mposhtur me rezultat 4:2 nga Napoli në xhiron e dytë duke dëshpëruar kështu trajnerin italian.
Ai ka thënë se ka pritur blerje më cilësorë gjatë këtij afati kalimtar të verës.
“Të jem i sinqertë prisja blerje më cilësore. Lojtarët që kanë pasur të vijnë nuk kanë ardhur por të shohim deri në fund të gushtit çfarë do të ndodhë”, deklaroi Montella.
Ndeshjen e radhës në Serie A, Milani do ta zhvilloi në shtëpi përballë Udineses. /Telegrafi/