Site icon Telegrafi

Montella prezantohet te Milani, ka disa fjalë të mëdha për kuqezinjtë

Vincenzo Montella është shfaqur për herë të parë para mediave si trajner i Milanit.

Ish-trajneri i Romës e Sampdorias ka folur gjerë e gjatë, duke prekur tema të ndryshme, ku natyrisht afati kalimtar i verës është ajo që u intereson më shumë tifozëve kuqezinj.

“Kur më kontaktoi Milani, u mendova fare pak dhe jam shumë i kënaqur që jam këtu, mendoj se mund ta ndihmoj këtë skuadër, duke u transmetuar emergjinë dhe idetë e mia. Ka disa ditë që po njoh botën Milan, jam lodhur pak, por tani jam më i lirë të punoj në fushë”.

“Berlusconi? Emocion i madh takimi me të, sepse është një person që ka ndryshuar futbollin italian. Ka bërë që fëmijët si unë të dashurohen me Milanin, atë të Arrigo Sachit”.

“Milani ka detyrimin dhe përgjegjësinë që të luajë mirë dhe të arrijë rezultate të mira. Nuk kapim Evropën prej 3 vitesh, ndaj ky është misioni im, është e patolerueshme që Milani të vazhdojë të qëndrojë jashtë Europës. Disa gjëra nuk kanë shkuar mirë, kam për detyrë t’i rregulloj, me një ide loje që është e njëjtë me atë të Milanit. Në bazë të kësaj ideje, do të përzgjedhim lojtarët që i përshtaten më shumë”.

“Lista lojtarësh? Nuk kemi bërë. Borja Valero? Nuk është e vërtetë që kam folur me të dhe as ia kam kërkuar Galianit, por nuk e fsheh që më ka pëlqyer gjithnjë si futbollist. Baka? Para se të jap gjykimin tim për të, më lejoni ta shoh… Është një futbollist ndërkombëtar, shumë i kërkuar në treg, që garanton gola me shumicë”.

“Shitja e Milanit? Është e vështirë të shohësh një Milan pa Berlusconin, por ndonjëherë bëhen sakrifica dashurie. Kapitali i huaj është avantazh për Serinë A”.

“Skema loje? Do të flasim më vonë, nuk jam besnik i një skeme të vetme. Do të nisemi nga një mbrojtje me 4 lojtarë dhe besoj mesfushë me 3 lojtarë. Kuriozitet? Nga skuadra aktuale jam kurioz të njoh Niangun, është një lojtar i rëndësishëm, që mendoj se mund të bëjë më shumë.

“Derbi me Mancinin? Kam marrëdhënie të shkëlqyera me të, respektohemi dhe në fushë ishte shumë altruist: tani i kërkon që të jetë i tillë edhe në derbi”, deklaroi Montella.

Exit mobile version