Telegrafi

Montella: I pranoj kritikat, ndaj Napolit luajtëm mirë

NAPLES, ITALY - NOVEMBER 18: Coach of AC Milan Vincenzo Montella looks on during the Serie A match between SSC Napoli and AC Milan at Stadio San Paolo on November 18, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, ka thënë se gjithmonë i pranon kritikat, por beson se skuadra e tij po përmirësohet.

Kuqezinjtë humbën ndaj Napolit dhe kështu tani janë larg 11 pikë nga vendi i katër që ishte objektiv i skuadrës.

“Gjithmonë i pranoj kritikat, duhet të dish si ti marrësh dhe të kuptosh nga vijnë”, ka thënë Montella për Milan TV.

“Milani kishte një ndeshje të mirë ndaj Napolit, është e vërtetë që ne nuk luajtëm në zonën e tyre me top në pjesën e parë, por ne ishim skuadra që gjuajti më së shumti në portën kundërshtare”.

“Mendoj se Milani luajti ndeshje të mirë, por ka gjëra për t’u përmirësuar. Jam optimist, pasi po përmirësohemi vazhdimisht, jemi duke punuar”.

“Po na pret Torino, janë një skuadër e mirë, por ne duhet të luajmë lojën tonë. Torino është duke bërë gara për një vend në Ligën e Evropës”, ka thënë Montella. /Telegrafi/