Trajneri italian, Vincenzo Montella ka folur me shaka për të ardhmen e tij, duke thënë se është “duke e shikuar funeralin tim për një kohë të gjatë”.
Milani ka barazuar dje (e enjte) në udhëtim te AEK-u i Athinës me rezultat 0-0 duke vazhduar kështu formën e luhatshme në këtë fillim sezoni.
Pas ndeshjes, përveç lojës ndaj grekëve, trajneri i Milanit, Montella, është pyetur edhe për zërat në lidhje me një shkarkim të tij nga stoli kuqezi.
Por, deklarata e tij ka qenë bukur befasuese edhe pse sipas tij është thënë me shaka.
“Jam duke e parë funeralin tim që një kohë të gjatë!. Kjo ju jep një perspektivë të re mbi gjërat”, ka thënë fillimisht Montella për Sky Sport Italia.
“Të gjithë shakatë mënjanë, klubi ka besim tek unë dhe ne do të shohim në të ardhmen”, përfundoi italiani.
Ndryshe, mediat italiane janë duke folur që një kohë të gjatë për shkarkimin e tij, me Walter Mazzarrin, Paulo Sousan dhe Genaro Gattuson si zëvendësuesit e mundshëm të tij.
Ndeshja e së dielës në kampionat ndaj Sassuolos thuhet se do të vendos përfundimisht të ardhmen e teknikut italian. /Telegrafi/