Telegrafi

Montella përgëzon Locatellin, fitorja ishte për Berlusconin

Vincenzo Montella ndihet mirë pas rikthimit të rezultatit nga skuadra e tij, sidomos për golin e shënuar nga 18-vjeçari, Manuel Locatelli.

Rossonerët kanë arritur ta rikthejnë rezultatin nga 3-1 në 4-3 ndaj Sassuolos për të shënuar një fitore të madhe në San Siro dhe kjo fitore ka gëzuar gjithë skuadrën, pasi kanë arritur t’ia bëjnë dhuratë për ditëlindje presidentit të klubit.

“Presidenti Silvio Berlusconi na përgëzoi për fitoren. Ekipi kërkoi që t’i kushtoj këtë fitore atij në javën e ditëlindjes së tij të 80-të dhe ia arriti”, ka thënë Montella për Mediaset Premium, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Përfundon drama në San Siro, fitore spektakolare nga Milani (Video)

“Unë isha i zemëruar në pjesën e parë pasi gjyqtari i dha bilbilit kur ishim në mes të një kundërsulmi. Sa për Locatellin, futbolli është në lëvizje këto ditë dhe ky sport gjithmonë më jep një përgjigje të fortë emocionale”.

“Jam i lumtur për të, ai është një djalosh me kokën e tij mbi supe. Tani pjesa e vështirë vjen së bashku, pasi është e vështirë të jetë një lojtar profesionist futbolli, por Locatelli ka mentalitetin e duhur për të arritur atë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/