Pronarët e rinj të Milanit kanë besim te Vincenzo Montella dhe do të fillojnë investimet në janar.
Trajneri i Rossonerëve u angazhua nga regjimi i Silvio Berlusconit dhe ishte raportuar se Sino-Europe Sports mund ta shkarkojë.
Megjithatë, Corriere dello Sport raporton se konsorciumi kinez ka besim te trajneri dhe e konsideron atë të paprekshëm.
Në vend se ta shkarkojnë trajnerin, pronarët e rinj janë të gatshëm të investojnë dhe të sjellin lojtarë të rinj duke nisur nga afati i janarit. /Telegrafi/