Trajneri italian, Vincenzo Montella ka folur për objektivat e këtij sezoni të skuadrës së tij, Milanit.
Rossonerët janë përforcuar shumë këtë sezon duke afruar emra të mëdhenj si Leonardo Bonucci, Lucas Biglia e Hakan Calhanoglu.
Pritjet e tifozëve të Milanit janë të mëdha këtë sezon, dhe trajneri Montella shpreson që skuadra të mos i dëshpëroj ata dhe në fund të arrijnë objektivin e tyre, kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
“Marrëveshja me klubin është se ne nuk duhet ta harrojmë entuziazmin e tifozëve, e lere më të prishim pritjet”, ka thënë fillimisht Montella për Corriere dello Sport.
“Ne duhet të bëhemi një ekip sa më shpejt që është e mundur dhe të përpiqemi të arrijmë objektivin tonë për kualifikim në Ligën e Kampionëve”.
“Nëse do të humbitnim atë objektiv, do të ishte një goditje shumë e dëmshme, si ekonomikisht ashtu edhe në aspektin e imazhit”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/