Milani ka arritur në Kinë për turneun miqësor dhe menjëherë ka folur Vincenzo Montella.
Tekniku italian ka folur për përforcimet e reja dhe objektivin në sezonin 2017/18.
“Objektivi ynë është të futemi në Ligën e Kampionëve. Por, së pari duhet të bëhemi skuadër, duhet të rritemi shpejt”.
“Lojtarët që kemi marrë tani kanë vënë menjëherë në dispozicion kualitetet e tyer dhe me blerjen e Bonuccit e Biglias neve na lejohet t’i qasemi sezonit me më shumë besim”, ka thënë Montella.
Deri në fund të tregut të transferimeve nuk përjashtohet mundësia që Milani të transferojë edhe një sulmues cilësor. /Telegrafi/