Milani doli i mundur nga “Olimpico” në përballjen ndaj Romës.
Romakët kanë shënuar fitore minimale 1-0 kundër Milanit në kuadër të ndeshjes së fundit të xhiros së 16-të të Serie A.
Trajneri i ekipit kuqezi, Vincenzo Montella, është ende i kënaqur me punën e tij, sidomos në pjesën e parë, ndërsa ankohet për golin e shpërdoruar nga Niang (0-0), transmeton Telegrafi.
“Mendoj se pati shumë ide interesante në këtë ndeshje, ndaj të përqendrohemi vetëm në gabimet nuk duket e drejtë”, tha Montella.
“Më vjen keq për djemtë, sepse me atë që bënë në fushë nuk e meritonin këtë rezultat”, tha ndër të tjerash italiani. /Telegrafi/