Telegrafi

Montella: Ndeshje e vështirë ndaj Sampdorias

Vincenzo Montella ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Sampdorian.

Milani është nikoqirë i Sampdorias në ndeshjen e javës së 23 të Serie A, ndeshje kjo e cilësuar si e vështirë nga trajneri Montella.

“Sampdoria janë një skuadër e organizuar mirë që gjithmonë luajnë për të fituar. Ata kanë disa talent dhe skuadra është vënë së bashku në mënyrë logjike”, ka thënë fillimisht Montella në konferencën për shtyp.

“Ne kemi nevojë të lëvizim topin më shpejt, të tregojmë durim dhe këmbëngulje”, përcjell Telegrafi.

“Unë i pranoj kritikat dhe sigurisht që duhet të përmirësohemi sa u përket rezultateve, sepse ne futboll është aspekti që vlen më shumë”.

“Megjithatë unë shoh që skuadra është përmirësuar në shumë drejtime: jemi më të rrezikshëm, e kontrollojmë më shumë topin, e godasim më shpesh portën kundërshtare dhe jemi më kompaktë. Në futboll jo gjithmonë fiton skuadra më e fortë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/