Telegrafi

Montella: Milani po luan mirë

Vincenzo Montella këmbëngul se Milani po luan mirë dhe thotë se Bonucci ka qenë i pafat për përjashtimin e tij.

Rossonerët nuk kanë fituar në katër ndeshjet e fundit në Serie A dhe së fundmi u ndalën me barazim pa gola edhe nga Genoa në San Siro.

Kapiteni Bonucci u përjashtua në këtë takim dhe krejt ters i ka shkuar klubit Rossoner e vet trajnerit që u shpall trajneri më i dobët së fundmi.

Por, Montella beson se Rossonerët do të kthehen në nivel.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Milani

“Unë e pranoj atë çmim si trajneri më i dobët, duke shpresuar se do të më sjellë fat. Ne po luajmë mirë, do t’i ndërroja rezultatet, por jo performancat”.

“VAR? Unë kam kërkuar pak sqarime. Nëse jemi në një botë televizive atëherë ne duhet të jemi plotësisht në të ose komplet jashtë saj”.

“VAR ka zgjidhur shumë situata të hidhërimit. Bonucci ishte pa fat, sepse ai gjithmonë zë pozicion me krahët e tij. Ai është më i gjatë kundërshtari uli kokën dhe e goditi”, potencoi Montella. /Telegrafi/