Vincenzo Montella e cilëson drejtimin e Milanit si një ëndërr të bërë realitet.
Gjiganti italian, Milani ka festuar 117 vjetorin e themelimit të klubit, aty ku ka mbledhur të gjithë futbollistët dhe stafin në një darkë solemne.
Aty ishte edhe trajneri italian, Montella, i cili tha se ndihet krenar që është trajneri i Milanit, pasi kjo është një ëndërr e bërë realitet nga ai.
“Jam shumë krenar që jam këtu, kjo është një ëndërr e bërë realitet”, ka thënë Montella për Milan TV, përcjell Telegrafi.
“Unë do të doja t’i dëshiroj klubit një ditëlindje të lumtur, dhe gjithashtu gëzuar Krishtlindjet për të gjithë tifozët e Milanit”, përfundoi trajneri i Milanit. /Telegrafi/