Telegrafi

Montella: Milani besoi në Kupë

Vincenzo Montella ka zbuluar se ai motivoi lojtarët e rinj të Milanit në fitoren në Superkupë.

“Synimi ishte që të fitojmë, ne është dashur që të përmirësohemi në muajt e fundit dhe këtë e kemi bërë”.

“Ishte fitore e merituar për të cilën kemi derdhur shumë djersë. Ne po ashtu kemi pasur pak fat në minutat e fundit”.
“Jam i lumtur për djemt, sepse ata besuan në këtë trofe. Jam i lumtur për Berlusconin i cili ka dashur shumë që ne ta fitojmë këtë trofe. Ne kemi vënë bazat e një të ardhme të madhe”, u shpreh Montella. /Telegrafi/