Vincenzo Montella këmbëngul se fitorja stresuese 3-2 e Milanit ndaj Rijekës ishte një përvojë e çmuar e të mësuarit dhe një hap përpara për ekipin.
Rossonerët ishin në epërsi 2-0 ndaj Rijekës me golat e Andre Silvas dhe Mateo Musacchios kur pranuan dy gola në dhjetë minutat e fundit për të rrezikuar fitoren.
Por, i riu Patrick Cutrone shënoi në minutën e fundit shtesë për fitoren 3-2 duke ruajtur rekordin e 100 për qind në Ligën e Evropës për Rossonerë.
Megjithatë, trajneri Montella theksoi se ekipi duhet të marr mësim t’i menaxhoj ndeshjet deri në minutën e fundit, ndërsa ishte i kënaqur me karakterin e treguar në fund.
“Ne duhet të rritemi në mënyrën se si trajtojmë ndeshjet”, ka thënë fillimisht Montella për Sky Sport Italia.
“Kjo ishte një përvojë e çmuar e të mësuarit dhe ne sjellim në shtëpi dijeninë që duhet të kontrolloni një ndeshje edhe pas minutës së 70-të”.
“Unë dua të theksoj frymën e ekipit, edhe pa mbetur energji, që solli fitoren në shtëpi”.
“Është një rezultat i shkëlqyeshëm, ndoshta jo aq shumë sa i përket rezultatit, por është një hap i madh përpara për ekipin”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/