Telegrafi

Montella kundërshton Berlusconin: Formacionin e bëjë vet

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella këmbëngul se fitoret janë arritur në bazë të cilësive të lojtarëve, aftësisë së trajnerit dhe eksperiencës së klubit dhe jo jo taktikave.

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi së fundi ka pranuar se kishte këshilluar Montellan për të mos vendosur kuqezinjtë në një formacion 4-3-3, por argumentoi një vendosje 4-3-1-2, e cila është e përshtatshme me ekipin tradicional.

“Unë nuk besoj se taktikat fitojnë titujt apo ndeshjet”, ka thënë fillimisht Montell, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Berlusconi i kënaqur me rezultatin, por kritikon Montellan për taktikat

“Ndeshjet janë fituar nga cilësia e lojtarëve, aftësisë së trajnerit dhe eksperiencës së klubit”, përfundoi trajneri italian.

Këto fjalë, Montella i tha në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së të shtunës kundër Empolit në Serie A. /Telegrafi/