Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella këmbëngul se fitoret janë arritur në bazë të cilësive të lojtarëve, aftësisë së trajnerit dhe eksperiencës së klubit dhe jo jo taktikave.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi së fundi ka pranuar se kishte këshilluar Montellan për të mos vendosur kuqezinjtë në një formacion 4-3-3, por argumentoi një vendosje 4-3-1-2, e cila është e përshtatshme me ekipin tradicional.
“Unë nuk besoj se taktikat fitojnë titujt apo ndeshjet”, ka thënë fillimisht Montell, përcjell Telegrafi.
“Ndeshjet janë fituar nga cilësia e lojtarëve, aftësisë së trajnerit dhe eksperiencës së klubit”, përfundoi trajneri italian.
Këto fjalë, Montella i tha në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së të shtunës kundër Empolit në Serie A. /Telegrafi/