Telegrafi

Montella: Kontrolluam lojën, i lumtur me fitoren

Vincenzo Montella ka folur pas fitores ndaj Cagliarit.

Milani ka arritur të fitoj me vështirësi ndaj Cagliarit, me golin që erdhi vetëm në minutat e fundit nga Carlos Bacca, por trajneri Montella ndihet i lumtur me këtë fitore, pasi sipas tij skuadra dominoi lojën me raste dhe posedim.

“Ne kemi filluar mirë lojën dhe e kontrolluam atë me shumë posedim, por nuk mundem të bëjmë shumë pasime vertikale për shkak se Cagliari u kthye i gjithi prapa dhe nuk na lejoi hapësira”, ka thënë trajneri për Sky Sport Italia.

“Pastaj ne u shtrimë pak në fushë dhe Cagliari ishin në gjendje për të na provuar me disa kundërsulme”, përcjell Telegrafi.

“Në pjesën e dytë kemi humbur disi intensitetin, pastaj vumë vetën pak në rrezik në fund, kur ne u zhvendosem në 4-2-4, por unë jam i kënaqur me këtë fitore dhe se si e kemi arritur atë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/