Telegrafi

Montella kërkon përqendrim nga lojtarët e tij

Milani i Vincenzo Montellas është duke shkëlqyer në këtë fillim të kampionatit.

Kuqezinjtë pasi kanë mposhtur Juventusin, iu janë afruar në dy pikë dhe tani kanë filluar të ëndërrojnë.

Por trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka kërkuar vëmendje tek çdo takim i radhës dhe ta ulë euforinë e futbollistëve.

“Duhet të frenojmë euforinë. Tifozëve u lejohet të jenë euforikë, ndërsa ne si skuadër duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës. Ka shumë vend për përmirësime. Ndaj Juventusit morëm një fitore të bukur, e cila erdhi duke vuajtur dhe dhënë shpirtin në fushë, kjo është shumë e rëndësishme”.

“Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Ajo që di është që kjo e radhës do të jetë një ndeshje shumë e vështirë në një ambient të ashpër dhe ndaj një skuadre që lufton fort e luan mirë taktikisht”.

“Juventusi është skuadër marsianësh, ka futbollistë të mëdhenj dhe një staf teknik shumë të aftë. Ne duhet të ruajmë qetësinë, sepse edhe sezonin e kaluar skuadra të tilla si Interi dhe Fiorentina gjatë fazës së parë morën kryesimin, por në fund e dimë të gjithë se si shkuan gjërat”.

“Kampionati është shumë i gjatë dhe ne nuk duhet ta humbasin kurrsesi këtë ekuilibër të hollë që ndal suksesin me dështimin”, deklaroi Montella. /Telegrafi/