Milani humbi në mesjavë nga Genoa 3-0 duke dëshpëruar të gjithë pas një ndeshje të madhe ndaj Juventusit.
Por sot ‘Rossonerët’ përballen me Pescaran ku synojnë t’i rikthehen fitoreve.
Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella është shprehur i bindur se skuadra e tij do t’i marrë tri pikë të reja.
“Mezi presim të rikthehemi në fushë dhe të tregojmë se sa vlejmë. Pritshmëritë janë rritur dhe kjo është diçka për të cilën jam krenar. E dija që Genoa do të ishte një kundërshtar i vështirë, por nuk prisja të humbnim ashtu si ç’humbëm”, deklaroi Montella.
“Sinqerisht, kam parë shumë ndeshje të Pescaras, ata luajnë një futboll të bukur. Është një ekip me të cilin duhet të përballemi me nivelin e duhur të përqendrimit”.
“Do të ishte gabim nga ana jonë nëse do të futeshim në fushë me mendjen te ndeshja e radhës. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të fokusohemi plotësisht te Pescara”.
“Besoj se pika e fortë e Milan këtë sezon kanë qenë lojtarët që janë futur nga stoli, teksa gjithmonë na kanë diçka më shumë. Lapadula është një prej tyre”, deklaroi Montella. /Telegrafi/