Vincenzo Montella është deklaruar rreth së ardhmes së tij.
Trajneri italian po mban gjallë shanset e Milanit për tu kualifikuar për në garat evropiane, pavarësisht kontingjentit të dobët të lojtarëve.
Puna e madhe dhe futbolli atraktiv që aplikon Montella, kanë bërë që shumë skuadra t’i vihen pas, ndër to Juventusi dhe Roma.
Por, i njohuri si “Aeroplani” ka theksuar se është i lumtur te Rossonerët dhe do të ishte edhe më i lumtur po që se vazhdon ende me klubin nga San Siro.
“Jam shumë i lumtur në Milan”, ka thënë fillimisht Montella për mediat italiane.
“Nëse kushtet e duhura janë të pranishme, unë do të isha shumë i lumtur për të vazhduar ende këtu”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/