Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, ka folur pas fitores ndaj Crotones në Serie A.
Tekniku italian ka thënë se është i kënaqur me lojtarët, por se me Nikola Kalnic do jetë çdo gjë edhe më mirë.
“Skuadra ka luajtur mirë në një fushë të vështirë, jam i kënaqur”.
“Jam i lumtur edhe për atë çka kanë bërë lojtarët. Tani vjen edhe Kalinic, i cili ka shumë eksperiencë”.
“VAR? Duhet të mësohemi me të, heq shumë dyshime”.
“Cutrone? Nuk pritja t’i gjeja në këtë formë, duhet të rritet ende, por jam i kënaqur”, ka thënë Montella për Radio Rai. /Telegrafi/