Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, ka folur pas fitores ndaj Empolit në Serie A.
Tekniku italian ka kritikuar lojtarët për paraqitjen jo të mirë në pjesën e parë, gjithashtu ka folur edhe për udhëtimin e Carlos Baccas në Sevilla.
“Nuk ishim mirë në pjesën e parë, shumë dobët. Empoli ishin mirë në krijimin e rasteve, po jo dhe ne, kështu që u bëra nervoz në pushimin e pjesës së parë”, ka thënë Montella për Sky Sport Italia.
“Mendoj vetëm si t’i ndihmoj skuadrës të ngitet dhe të përmirësohet, kështu që ka ende punë për të bërë”.
“Bacca? E dija se ishte në Sevilla, kishte autorizimin nga unë dhe klubi. Kishte ditë të lirë dhe mund të bënte çka do që dëshironte dhe shpresoj që të jetë kënaqur me takimin. Nuk është problem, lojtarët kanë nevojë për kohë të lirë”, ka shtuar italiani. /Telegrafi/