Trajneri i Milanit, Vicenzo Montella, ka folur pas fitores ndaj Crotones për mikrofonat e Radio Rai.
Tekniku italian ka thënë se ishte një fitore e merituar edhe pse ishte e vështirë.
“Skuadra u përpoq maksimalisht, nuk ishte aspak e lehtë dhe kjo ishte meritë e kundërshtarit në fund të fundit”.
“Ishte një ndeshje e vështirë, kemi gjetur ekuilibrin edhe pse pjesa e parë ishte e vështirë, por e zotëruam mirë të dytën. Është një fitore e rëndësishme”.
“Roma? Do të jetë një javë e parregullt pasi ndeshja do të luhet pas tetë ditësh”, ka thënë Montella. /Telegrafi/