Milan ka arritur me mjaft mund të triumfojë si mysafirë i Bolognas me rezultat 1-0.
Kuqezinjtë shënuan fitore në saje të një goli të Mario Pasalicit, megjithëse ishte me dy lojtarë më pak në fushë shkaku i përjashtimit me kartonë të kuq të Gabriel Palettas dhe Juraj Kuckas.
Megjithatë, trajneri i skuadrës së qytetit të modës, Vinvezo Montella ka pohuar se ishte një fitore e arritur me përkushtim dhe meritë, transmeton Telegrafi.
“Ishte shumë e vështirë të kontrollosh emocionet. Është një fitore e madhe që vlen më shumë se tre pikë. Kishim nevojë që t’i dëshmojmë vetes se kemi këtë shpirt, dhe ishte një fitore e arritur me përkushtim të pastër”, ka thënë Montella për Sky Sport Italia.
Ndryshe, Milan aktualisht zë pozitën e shtatë të renditjes tabelore të Serie A me 40 pikë, përkatësisht ka 17 pikë më pak se lideri Juventus. /Telegrafi/