Milan ka fituar një pikë në saje të barazimit të marrë si mysafirë i Atalantas në saje të rezultatit 1-1.
Pas takimit të zhvilluar ka folur edhe Vincenzo Montella, i cili ka zbuluar se do të vazhdojë të jetë trajner i Milanit edhe sezonin tjetër.
“Me klubin jam duke folur që tani për të ardhmen, duke programuar në detaje gjithçka. Unë do të jem trajner i Milanit edhe sezonin tjetër. Jam krenar që jam trajner i një ekipi si Milani, me emër dhe histori”, u shpreh Montella.
Trajneri i kuqezinjve shprehet se e ka merituar të qëndrojë në detyrën e drejtuesit të skuadrës, duke bërë një punë të mirë me lojtarët. /Telegrafi/