Site icon Telegrafi

Montella e cilëson të turpshme humbjen nga Udinese

Vincenzo Montella thotë se Milani ishte e pafat pas disfatës së tyre 1-0 në shtëpi ndaj Udinese dhe sipas tij kjo humbje ka një shije të hidhur në gojë.

Goli i Stipe Perica në minutat e fundit ka lënë shije të hidhur te gjiganti italian, pasi trajneri Montella e cilëson si të turpshme këtë humbje.

“Ne nuk jemi të kënaqur me rezultatin dhe kjo la një shije të hidhur në gojë”, ka thënë Montella për Mediaset Premium, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Milani nuk di të fitoj, mposhtet në shtëpi nga Udinese (Video)

“Ishte një ndeshje e vështirë, ne kemi qenë kundër një skuadre si Udinese mbrohej shumë thellë dhe luftoi për të ndryshuar ritmin. Ne nuk bëmë mjaftueshëm, por për të humbur në fund ishte një goditje e vërtetë në dhëmbë. Ne ishim pak të pafat”.

“Është një turp, sepse kur ju nuk arrini për të fituar, është e rëndësishme të mos humbni. Ne duhet të bëjmë më mirë. Ky ishte një fillim i mirë, por ne nuk krijuam shumë shanse. Në këtë lloj të lojës, ju keni nevojë për atë momentin e fatit, ashtu siç bëri Udinese”, përfundoi trajneri italian. /Telefrafi/

Exit mobile version