Milani do të përballet me Sassuolon sot në një ndeshje tejet të vështirë për kuqezinjtë.
Trajneri i tyre, Vincenzo Montella është i bindur në suksesin e skuadrës së tij në këtë takim.
“Nuk kam besim te Sassuolo, ata mund të kenë shtatë lojtarë të dëmtuar, por ne kemi katër ose pesë, për këtë arsye them se nuk ka një diferencë kaq të madhe”.
“Janë mes skuadrave më të mirë për sa i takon vazhdimësisë së lojës, njihen shumë mirë me njëri-tjetrin, dhe njohin shumë mirë idetë e trajnerit. Për më tepër kanë filluar të mësohen me ndeshjet evropiane, kështu që janë përpara në krahasim me ne”.
“Është padyshim një ndeshje vendimtare, edhe sepse është ndeshja e radhës. Nëse do të fitojmë do të jetë dhurata më e bukur për 80-vjetorin e presidentit Berlusconi. Do të ndjenim aromën e Evropës”.
“Por vetëm në këtë moment. Nëse do të vijnë tri pikët, do të kishin më shumë vlerë sepse do të vinin kundrejt një rivali direkt. Nuk mund të rrihet jashtë garave evropiane, por duhet të jesh i uritur për t’u kthyer”, deklaroi Montella. /Telegrafi/