Familjarët e të akuzuarve të rastit “Monstra” presin që qeveria e re te votojë Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve për të zbardhur në tërësi rastin. Sipas Bedri Ajdarit familjar i të akuzuarve ligji në fjalë për partitë shqiptare duhet të ketë prioritet njëjtë si Ligji për gjuhën shqipe dhe i njëjti duhet të votohet para votimit të qeverisë.
“Ata që dëshirojnë që sinqerisht të zbardhen raste duhet edhe të punojnë dhe kontribuojnë në këtë dhe të rinë pas për implementimin e këtij ligji dhe me që prokuroria Speciale kërkon që kushdo që të bëjë qeveri të përkrahë ligjin për mbrojtje të dëshmitarëve atëherë ata duhet që me shpejtësi ta bëjnë këtë , por unë do të kisha thënë ashtu siç do votohet për ligjin e gjuhës para se të votohet qeveria ashtu duhet të votohet edhe kjo – tha për Alsat-M Bedri Ajdari, Këshilli iniciativ për rastin “Monstra”.
Avokati Naser Raufi thotë se miratimi i një ligji është i domosdoshëm për “Monstrën”, pasi ka dyshime se në të janë përfshirë edhe struktura shtetërore, ndërsa ligji aktual rrezikon dëshmitarët.
Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve nuk u votua nga përbërja e kaluar kuvendore me arsyetimin se ishte i propozuar nga opozita maqedonase. Por çuditërisht ky ligj nuk u përkrah as nga deputetët e partive shqiptare, të cilët gjithmonë kanë bërë apel për zbardhjen e rasteve që dyshohen se janë të montuara./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=bx0-3iFLMc8