Site icon Telegrafi

”Monstra” katër nga gjashtë të akuzuarit do të mbrohen në liri

Gjykata Supreme ka vendosur që për katër nga gjashtë të akuzuarit për rastin Monstra të ndërpritet masa e paraburgimit. Të njëjtit do të mbrohen në liri me obligimin që një herë në javë të paraqiten në Gjykatën Penale Shkupi 1.

Rasti “Monstra” u kthye në rigjykim disa ditë më parë, pas kërkesës së prokurores Liljana Spasovska. Për vrasjen e pesë të rinjve maqedonas tek Liqeni i Smillkovës në vitin 2012, me burg të përjetshëm ishin dënuar gjashtë qytetarë shqiptarë nga Shkupi. Katër prej tyre vuajtën dënimin me burg të përjetshëm, ndërsa dy janë në arrati.

Exit mobile version