Telegrafi

‘Monstra’, familjarët e të vrarëve kërkojnë takim me ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska

Vazhdon seanca për rastin ‘Monstra’, në të cilën do të prezantohet mesazhet për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi në vitin 2012 në Liqenin e Smillkovës.

Para fillimit të seancës, Fatime Fetai e cila udhëheq me rastin që kur ishte në PSP kërkoi nga Ministria e Drejtësisë të përgjigjet rreth ekstradimit të Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, të cilët ndodhen në Kosovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse nuk marrim përgjigje konkrete nga Ministria e Drejtësi për procedurën e ekstradimit dhe a po ndërmarrin diçka autoritetet e Kosovës. Të gjithë përgjigjet deri tani kanë qenë të njëjta, tha Fetari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fetaoi thotë se vendimi përfundimtar për rastin pritet për në muajt e ardhshëm.

Avokatët e familjarëve të të vrarëve kërkuan takim me ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska./Telegrafi/