Telegrafi

Monster sjell kufje sociale

Së fundi, kompania është duke u fokusuar në një bashkëpunim me konglomeratin Viacom për lansimin e një parë kufjeve të reja të cilat u mundësojnë dëgjuesve të çasen në të njejtën kohë me një kablo të quajtur ‘buddy jack’ dhe të dëgjojnë ose të ndajnë muzikën e njëri-tjetrit.

Kufjet gjithashtu kanë mundësinë e kontrollit telefonik. Entuziastët e pajisjeve të tilla mund të përcjellin zhurmën që po bëhet në Twitter për këto pajisje, duke përdorur hashtag #INMYDNA.

Këto kufje, të cilat vijnë në dy modele, në vesh dhe mbi vesh, kanë debutuar për herë të parë në MTV Video Music Awards në fillim të këtij muaji, dhe do të dalin në treg në mes të muajit tetor. /Telegrafi/