Telegrafi

Monroe kishte lidhje me komunistët?

Këto dokumente janë publikuar me kërkesën e Associated Press në përputhje me Aktin për Lirinë e Informacionit. Agjencia e lajmeve raporton se, sipas FBI, Monroe ka mundur të ketë pasur lidhje me komunistët.

Në këto dokumente thuhet se disa nga miqtë e aktores dhe psikologu i saj ishin të shqetësuar në lidhje me miqësinë që kishte me Frederick Vanderbilt Field – pasardhës i një familje të pasur në saje të politikës së tyre majtiste, transmeton REL.

Edhe pse pikëpamjet e Monroe u konsideruan si “majtiste”, megjithatë thuhet se ajo nuk kishte ndonjë lidhje me partinë komuniste.

Përveç kësaj, dokumentet nuk përmbajnë asnjë informacion të ri në lidhje me vdekjen Monroes, që atëbotë zyrtarisht ishte cilësuar si një “vetëvrasje e mundshme” nga mbidoza e drogës. /Telegrafi/