Telegrafi

Monreal: Cazorla më bindi të vij te Arsenali

”Kam biseduar me Santin, ne kemi pasur një dialog të gjatë për shumë gjëra. Unë e pyeta se si shkojnë gjërat këtu dhe ai më tha që Arsenali është klub i madh, njerëzit janë shumë të mirë dhe se është si një familje e madhe”.

”Ai më tha vetëm gjëra të mira. Jam i sigurt se do të jemi të suksesshëm këtë sezon dhe mezi po pres që të luaj”, ka thënë Monreal./Telegrafi/