Telegrafi

Monreal: Arsenali luan me stil spanjoll

26-vjeçari, i cili u transferua në Emirates Stadium nga Malaga në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, beson se ai mund të adaptohet shumë shpejtë te klubi i ri.

“Shpresoj se mundem. Liga Premier është më e fuqishmja dhe çdokush e di këtë. Është një mënyrë krejtësisht tjetër e të luajtur krahasuar me ligën spanjolle, është shumë më fizike për shembull. Me kalimin e ditëve do të mësohem me gjërat dhe do të jap gjithçka”.

“Arsenalit i pëlqen ta mbajë topin, që është e dobishme për mua dhe më pëlqen pjesa e lojës ekipore. Më pëlqen të luaj me topin në këmbët e mia, të bëj pasime të shkurtra, prekje të mprehta dhe lëvizje të mira”.

“Mendoj se Arsenali ka elemente të caktuara të filozofisë së futbollit spanjoll. Spanjollët e dinë se këtu ka lojtarë të kualitetit të lartë dhe shpresoj se ne mund të luajmë futboll të mirë”, ka thënë Monreal për Arsenal Player. /Telegrafi/