Përveç fillimit me punë të operatorit virtual “Lyca Mobile” në fillim të korrikut, rrjedhin përgatitjet edhe për ardhjen e operatorit të katër në vitin 2017, njofton Koha.mk
Ulja e konkurrencës në tregun e telekomunikacionit në Maqedoni ka sjellë edhe rritjen e çmimeve në telefoninë celulare për 15 për qind dhe të shfrytëzimit të internetit për 20 për qind, tregojnë analizat e Agjencisë për Komunikime Elektronike. Nga ana tjetër, qytetarët ankohen se në muajt e fundit ju harxhohet interneti për 15-20 ditë, në raport me 30 ditë që e harxhonin në vitin e kaluar si dhe për ngadalësimin e madh të shpejtësisë së internetit në celular. Aktualisht në Maqedoni punojnë dy operatorë celularë, T-Mobile dhe VIP-ONE. Nga AKE thonë se e ndjekin me kujdes situatën dhe nuk do të lejojnë që qytetarët më shtrenjtë të paguajnë shërbimet që deri tani ka qenë më të lira.
Përveç fillimit me punë të operatorit virtual “Lajka Mobil” në fillim të korrikut, rrjedhin përgatitjet edhe për ardhjen e operatorit të tretë në vitin 2017, si dhe operatorëve të ri virtual përmes intervenimit tek çmimet ekzistuese me shumicë për interkonjeksion dhe shfrytëzimin optimal të radio-frekuencave. Pritet që me hyrjen e operatorëve virtual dhe atij me rrjetin vetanak , stabilizim i serishëm i çmimeve të shfrytëzimit të shërbimeve të telefonisë celulare në Maqedoni.
Sipas zëdhënësit të AKE-së, Vlladimir Ristevski, në këtë organ rregullator nuk kanë arritur ankesa konkrete nga shfrytëzuesit në Republikën e Maqedonisë për këto çështje. Megjithatë, shton ai, AKE si rregullator që kujdeset për arsyeshmërinë ekonomike dhe shoqërore të konkurrencës dhe të drejtave të qytetarëve, nuk i pranon trendet e këtilla negative dhe nuk do të lejojë që të vijmë në situatë që qytetarët tanë të paguajnë më shtrenjtë shërbimet e njëjta që deri tani i kanë shfrytëzuar më lirë. Andaj, para 15 ditësh kemi dërguar më shumë se 70 letra deri tek operatorë me renome botëror për kushtet që i krijojmë për hyrjen e operatorit të ri celular dhe kushtet për hyrjen e operatorit virtual në tregun e Maqedonisë, shton ai. “Në këtë drejtim është kryer analiza thelbësore për tregun e ri të krijuar të telefonisë celulare. Është konstatuar dominim i përbashkët në treg për qasje dhe fillimin e shërbimeve në rrjetet celulare.
Të dy operatorët aktiv të telefonisë celulare ishin përcaktuar si operatorë me fuqi të përbashkët të konsiderueshme të tregut dhe ju janë imponuar obligime për interkonjeksion, qasje dhe kontroll të çmimeve. Kemi përgatitur edhe rregullore me të cilën definohen llojet e ndryshme të operatorëve virtual dhe definohen marrëdhëniet dhe kushtet ndërmjet tyre dhe operatorëve me rrjetë. Deri në fund të muajit qershor nga ana e AKE-së do të miratohen ofertat referente për dy operatorët me kushtet dhe çmimet të definuara. Vlerësojmë se në këtë mënyrë, çdo operator virtual shumë më lehtë do nënshkruajë marrëveshje me operatorët ekzistues për shfrytëzimin e rrjetit të tyre për ofrimin e shërbimeve të telefonisë celulare për parapaguesit e tyre. Qëllimi i jonë është i qartë. Dëshirojmë që të nxisim konkurrencën në tregun e telefonisë celulare me qëllim që çmimet e shërbimeve jo vetëm të kthehen në nivelin para bashkimit, por edhe të zvogëlohen në mënyrë progresive”, Shton më tej Ristevski. Sipas tij, krahas këtyre aktiviteteve, AKE po përfundon edhe me analizën e detajuar të harxhimeve reale për ndërlidhje apo interkonjeksion dhe përfundimin e bisedimeve në rrjetet celulare.
“Shpresojmë se kjo do të rezultojë me uljen e çmimeve ekzistuese me shumicë për interkonjeksion që më tej do të mund të pranohen nga ana e operatorëve edhe në nivel të shitjes me pakicë. Gjithashtu presim që të përmirësohen kushtet edhe për operatorët virtual. Përmes rregullimit të tregut të shitjes me shumicë do të krijohen kushte për hyrjen e operatorëve të ri me rrjetin e tyre, apo operatorëve virtual si dhe shitësve të shërbimeve në tregun e Maqedonisë.
Kjo do të ndikojë në mënyrë pozitive në zhvillimin e konkurrencës efektive në tregun e komunikimeve elektronike dhe do të kontribuojë për çmime qasëse me cilësi më të mirë të shërbimeve”, thotë Ristevski. AKE do të ndikojë në shërbime më cilësore për konsumatorët me çmime të arsyeshme edhe përmes propozim planit për dedikim të radio-frekuencave përfshirëse në Republikën e Maqedonisë. Kjo me fjalë të tjera do të thotë se të gjitha qarqet të dedikuara për shërbimin celular tani do të jenë neutrale në aspektin teknologjik, gjegjësisht të gjithë operatorët e shërbimeve celulare do të mund të ofrojnë shërbimet e tyre në qarqet për të cilat kanë fituar leje.
Kjo duhet të sjellë ofertë më të begatshme, cilësi të shërbimeve dhe shfrytëzim më të madh dhe më efikas të qarkut që si qëllimin përfundimtar ka çmime më të kapshme për shërbimin që ofrohet.
Në korrik operatori Lyca Mobile me 079
Ndryshe, më 1 korrik pritet të fillojë me punë virtual Lyca Mobile me prefiksin 079 që ka kërkuar 175 mijë numra. Qëllimi kryesor i operatorit të ri është që përmes çmimeve të lira t’ju mundësojë qytetarëve të Maqedonisë, çmime të lira në nivel kombëtar dhe ndërkombëtare, sms mesazhe, këmbim të dhënash si dhe lidhjen më të volitshme me 21 shtete ku ajo punon, si në Itali, Zvicër, Austri, Belgjikë, Danimarkë, Francë, Gjermani, Itali, Zvicër Britani të Madhe, SHBA, etj.