Site icon Telegrafi

“Monopol” me tabelë të arit dhe figura diamanti

Ky version i “Monopolit” të cilën e shpikën vëllezërit Parker, kushton dy milionë dollarë dhe është më i shtrenjti në botë. “Kjo nuk është vetëm një lojë shoqërore, Kjo është vepër arti”, tha Sidney Mobel, argjendari 84 vjeçar, autor i këtij versioni luksoz të lojës “Monopol”.

Tabela është punuar nga ari i pastër 18 karatësh ndërsa vetëm seti i zareve me 42 diamante vlen 10.000 dollarë, pasi secila “pikë” e cila shënon një numër–është prej diamanti. Figurat po ashtu janë të zbukuruara me gurë të çmueshëm. Secili lojtar posedon figurë unike.

Ky “Monopol” në dy vitet e ardhshme do të ekspozohet në Muzeun e New Yorkut. Mjeshtri që e punoi këtë tabelë është i njohur për punimin e sendeve luksoze siç janë kurthet e minjve prej ari dhe konservat e sardeleve prej ari. /Telegrafi/

Exit mobile version